BOTA

Rusia bojkoton çmimet “Oscar” për herë të parë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik!

14:54 - 27.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rusia nuk do të dërgojë filma në çmimet Oscars vitin e ardhshëm, njoftoi Akademia Ruse e Filmit.




Në fakt, kjo është hera e parë që Rusia nuk merr pjesë në çmimet e Akademisë Amerikane që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Pavel Chukhrai, kreu i komitetit përgjegjës për dërgimin e filmave artistikë rusë në Oscar, këtë mëngjes denoncoi një vendim të marrë pas shpine dhe njoftoi dorëheqjen e tij.

Më herët dje, të hënën, regjisori Nikita Mikhalkov, një mbështetës i vendosur i regjimit të Presidentit Vladimir Putin, e kishte hedhur poshtë një pjesëmarrje ruse në Oscar si të padobishme.

“Më duket se zgjedhja e një filmi që do të përfaqësojë Rusinë në një vend që, në fakt, aktualisht po mohon ekzistencën e Rusisë, thjesht nuk ka kuptim”, tha ai për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Mikhalkov kujtoi se ai kishte propozuar krijimin e një ekuivalenti “euroaziatik” të Oscars të kinemasë amerikane dhe se plani i tij është në fazën e zhvillimit.

Me prejardhje nga një dinasti artistësh të famshëm në Rusi, Nikita Mikhalkov, 76 vjeç, u nderua vetë me Oscar për filmin më të mirë të huaj në 1995 për filmin e tij “Dielli i rremë” për diktaturën staliniste.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.