AKTUALITET

Sulmoi me kaçavidë policen greke, del foto e 30-vjeçarit shqiptar, i cili tentoi të arratisej!

13:14 - 27.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky është shqiptari Esmin Ferhati, i cili u plagos nga një punonjëse policie greke gjatë një operacioni policor në konviktet studentore në Universitetin Politeknik në Zografou.




Teksa tentoi t’i shpëtonte efektivëve, ai sulmoi me kaçavidë policen, por kjo e fundit e plagosi me armën e shërbimit në këmbë.

Në pamjet e publikuara nga protothema.gr, shihet pamjet nga kontrollet e kryera gjatë bastisjes së mëngjesit të sotëm në konvikte.

greqi-operacion-policor2-500x332 Esmin-Ferhati-30-vjec greqi-operacion-policorq-500x334 greqi-operacion-policor-500x339 Esmin-Ferhati-30-vjec1-500x281
<
>

Policia e armatosur ka kontrolluar derë më derë në dhomat e konviktit në kërkim të personave të përfshirë në veprimtari kriminale.

Sipas informacioneve, 30-vjeçari shqiptar, që sulmoi me kaçavidë oficeren e policisë, para se ajo ta qëllonte nga armën e shërbimit, banonte në një nga dhomat e konviktit dhe ka tentuar të arratisej.

Gjatë operacionit raportohet se janë arrestuar 9 persona, mes tyre edhe vëllai i shqiptarit të plagosur.

Dyshohet se konviktet përdoreshin si bazë dhe strehë nga kriminelët, me aktivitet veçanërisht në grabitje dhe trafik droge, në zonën e Zografou, Kaisariani, Bajron dhe Athinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.