Kronikë

U kap ‘mat’ duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 30-vjeçarit në Gjirokastër!

10:08 - 27.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga Policia e Gjirokastër, pasi është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.




Sipas policisë, arrestimi i shtetasit L. Xh. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Shtëpëz”, duke transportuar me automjetin e tij, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.