AKTUALITET

Diskriminimi ekstrem/ Bashkia e Vlorës nxjerr në rrugë familjet rome, banorët nuk gjejnë zgjidhje, jetojnë mes varfërisë dhe skamjes

22:36 - 28.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një situatë ekstreme po ndodh në qytetin e Vlorës. Banorë të komunitetit Romë, janë nxjerrë në rrugë nga Bashkia e këtij qyteti, me pretekstin se godina në të cilën banojnë do ti nënshtrohet rikonstruktimit.




Fotot e ardhura në redaksinë e Gazetës Shqiptare tregojnë një gjendje alarmante në kufijtë e përhapjes së epidemisë.

Banorët e pallateve përreth ankohen për papastërtinë dhe kushtet higjienike.

Gazeta Shqiptare mëson se një situatë e tillë është që nga muajt e verës. Jashtë kamerave pjesëtarë të komunitetit Rom theksojnë se po jetojnë në kushte të vështira higjienikë dhe se detyrohen të flenë rrugëve.

“Një dhomë të na japin. Djali ka 5 fëmijë. Pa punë është, del te kazanët e plehrave. Kemi një muaj e gjysmë aty, flemë rrugëve. Na nxorën nga aty,” thotë një qytetare rome.

“Për momentin po flemë përjashta, me një plakë të sëmurë,” thotë një djalë nga komuniteti rom.

Shikoni fotot 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.