LAJMI I FUNDIT

I moshuari abuzon seksualisht me një fëmijë 8 vjeç në Maqedoninë e Veriut!

15:07 - 28.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Manastir, ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – sulm seksual ndaj fëmijës nën moshën 14 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal.




Më 25 shtator, në shtëpinë e tij në Manastir, i dyshuari 71-vjeçar ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një fëmije 8-vjeçar, të cilin e ka mbyllur në banesë.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh./tv21


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.