AKTUALITET

“Vdekja e Amini na ka trishtuar, por kaosi nuk do të tolerohet”, thotë Presidenti i Iranit, Raishi

23:16 - 28.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti iranian Ebrahim Raishi tha sot se vdekja e Mahsha Amini kishte “trishtuar” të gjithë në Republikën Islamike, por paralajmëroi se “kaosi” nuk do të pranohej mes protestave të dhunshme për vdekjen e gruas 22-vjeçare iraniane në paraburgim.




“Ne jemi ende në pritje të raportit përfundimtar të mjekësisë ligjore për shkakun e vdekjes së Mahsha Aminit”, tha Raisi, duke shtuar se mjekët do të paraqesin raportin e tyre brenda ditëve në vijim.

“Askush nuk duhet të ketë frikë të thotë mendimin e tij”, tha ai. “Autoritetet duhet të jenë të hapura ndaj opinioneve për mënyrat e zbatimit të ligjeve”, theksoi Raisi.

Trazirat dhe dhuna nuk janë të pranueshme, tha presidenti i Iranit, duke theksuar se anëtarët e forcave të sigurisë, si policia dhe Garda Revolucionare, sakrifikojnë jetën e tyre për sigurinë e vendit. “Askush nuk do të lejojë që kaosi të rrezikojë sigurinë e njerëzve”, shtoi ai, duke mbështetur forcat e sigurisë që janë përleshur me protestuesit në dy javët e fundit në të gjithë vendin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.