AKTUALITET

Deputetja e PL thirrje për ngritjen e fashës energjitike në 1200 kw: Shqiptarët para një humnere financiare

20:16 - 29.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në Facebook ka folur mbi ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike në vend teksa deklaroi se kjo e fundit “është pasojë e keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes pasi shqiptarët janë përballë një humnere financiare.”




Po ashtu Xhixho shkroi se “kjo situatë ka ardhur si pasojë e këtyre faktorëve dhe jo e luftës në Ukrainë apo e pasojave të saj që shiten si propagandë.”

Postimi i plotë:

Kriza energjetike në të cilën ndodhet vendi është pasojë e keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes. Shqiptarët janë para një humnere financiare, drejt së cilës po i shtyn qeveria.

Nga 1 tetori:

Për rreth 100 mijë familje, çmimi i energjisë elektrike do të rriten deri në 4 herë.

Nga rritja do të preken 90% e bizneseve të vogla e të mesme, ndërsa 70% e tyre rrezikojnë të falimentojnë.

Rritja e çmimit të energjisë do të rëndojë më shumë te shtresa e mesme.

Njësoj si kriza e çmimeve, edhe kriza e energjisë elektrike e ka zgjidhjen, por qeveria nuk ka prioritet ndihmën ndaj qytetarëve.

Nëse me 400 milionë euro e mbledhura nga taksat si pasojë e rritjes së çmimeve do të mbështeteshin qytetarët, efektet e krizës nuk do të ishin këto që shohim përditë.

➡️Ndaj propozimi i Konfindustrisë për ngritjen e fashës në 1200 KW duhet marrë parasysh urgjentisht.

Keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i sektorit ka sjellë këtë gjendje ku jemi sot, as lufta, as pasojat e saj që shiten si propagandë.

Paratë janë, por ato shkojnë për PPP, koncesione dhe pagesa për inceneratorë fantazmë.

Koha e llogaridhënies ka ardhur!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.