AKTUALITET

“Përse na lini në baltë” / Nxënësit e “Mehmet Akif” mbushin murin e zyrës së Ramës me mesazhe: Ne nuk heqim dorë! (FOTO)

19:55 - 29.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nxënësit e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”, shkollë e cila u mbyll me vendim të qeverisë rreh 10 ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, me arsyetimin se nuk përmbushte disa nga kushtet teknike për zhvillimin e mësimit, kanë dalë sot sërish në protestë.




Të shoqëruar edhe nga prindërit, në orën 18:30 ata janë grumbulluar pranë godinës së kryeministrisë duke ngritur zërin për mbylljen e shkollës, që e cilësojnë një akt të paligjshëm dhe të diktuar nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Ëndrrat tona, s’janë teka fëminore”, “Pse na lini në baltë e s’na përkrahni”, “Arsimi ynë, prioriteti juaj” dhe “Ne nuk heqim dorë”, ishin disa nga mesazhet që mbuluan për disa minuta sipërfaqen e murit ku ndodhet edhe zyra e kryeministri Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.