LIFE STYLE

Dashuria të shëron: ‘Hormoni i përqafimit’ riparon qelizat e dëmtuara pas një ataku në zemër

17:07 - 30.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është thënë gjithmonë se dashuria mund të shërojë një zemër të thyer por tani shkencëtarët në Michigan kanë zbuluar se gjithashtu duket se ka aftësinë për të riparuar qelizat e dëmtuara pas një ataku në zemër.




Kur dikush pëson një atak në zemër, qelizat kardiomiocet dëmtohen shumë dhe nuk mund të rregullohen.

Por studiuesit zbuluan se oksitocina që prodhohet nga trupi ynë kur ne përqafojmë dhe biem në dashuri, stimulon qelizat burimore në shtresën e jashtme të zemrës, të cilat migrojnë në shtresën e mesme të saj dhe shndërrohen në kardiomiocite.

Deri më tani ka pasur vetëm studime me qelizat njerëzore në laborator por shkencëtarët kanë shumë shpresa se do të shkojnë më tej, ndoshta dhe duke zhvilluar një trajtim me anë të hormonit të dashurisë.

Autori kryesor i studimit Doktor Aitor Aguirre tha se ky zbulim i hap rrugën zbulimit se si mund të mposhtim një atak në zemër.

Aguirre tha se oksitocina përdoret gjerësisht në klinika për arsye të tjera, kështu që përdorimi i tyre për pacientët pas atakut të zemrës nuk është një risi.

Oksitocina përdoret për të stimuluar ose përmirësuar kontraktimet gjatë lindjes, si dhe për të pakësuar gjakderdhjen pas lindjes.

“Edhe nëse rigjenerimi i zemrës është vetëm i pjesshëm, përfitimet për pacientët mund të jenë të mëdha”, tha ai.

Hormoni i prodhuar në mënyrë natyrale është jetëshkurtër në trup, që do të thotë se mund të nevojiten ilaçe oksitocine afatgjata.

Gjetjet u botuan në revistën Frontiers in Cell and Developmental Biology.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.