AKTUALITET

Keqtrajtimi i fëmijëve në jetimore, deputetja e PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor: Ka shumë pikëpyetje, parlamenti t’i japë përgjigje

20:19 - 30.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa kërkon ngritjen e një komision hetimor për të shqyrtuar punën në institucionet publike që merren me rritjen e fëmijëve.




Duke u nisur nga rastet e fundit për abuzime me fondet dhe keqtrajtim të fëmijëve në disa nga këto institucione, Zhupa shprehet se çështja kapërcen çdo ndarje politike dhe vullneti duhet të jetë i të gjithë deputetëve të grupimit “Miqtë e Fëmijëve”.

Statusi i plotë i Ina Zhupës

Nevoja e menjëhershme për një komision hetimor për të marr në shqyrtim punën e institucioneve rezidenciale publike që merren me rritjen e fëmijëve.

Në cilësinë e nënkryetares së grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” jam në mbështetje të propozimit të ardhur nga organizata në mbrojtje të fëmijëve si CRCA për ngritjen e një komisioni hetimor.

Gjykoj që cështja kapërcen çdo ndarje politike dhe vullneti duhet jetë i gjithë deputetëve anëtar i këtij grupimi.

Dy raste tronditëse janë bërë publike si:

1-Rasti i datës 28 Shtator 2022 në shtëpinë e fëmijëve “Vangjel Pulla” në Sarandë, ku edukatorja ka dhunuar fizikisht tre femijë.

2- Raporti i Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas auditimit të kryer në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, nxjerr në pah se prej të paktën 4 vitesh, jetimët në këtë qendër konsumojnë më pak ushqim se sa është përcaktuar në ligj. Sipas KLSH-së , vlera në lekë e përcaktuar për kuotën ditore për fëmijët jetimë. nuk i përgjigjet të njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë fëmijët.

Sa raste të tjera janë larg syrit tonë?! Si po i menaxhojnë kompetencat që kanë? Si trajtohen fëmijët? Cilat janë kushtet? Dhe shumë pikëpyetje të tjera që parlamenti duhet ti japi përgjigje për gjithë qytetarët duke i hetuar në thellësi dhe me seriozitet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.