Kosova

Albin Kurti: Sjellja e mjekëve nga diaspora, çështje urgjente! Çdo ditë vonesë është kohë e humbur!

20:59 - 01.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur urgjente çështjen e sjelljes së mjekëve nga diaspora për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve në Kosovë.




Në mbledhjen e tretë të Komitetit Ekzekutiv për Shëndetësi, Kurti ka kërkuar që të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë mjekëve nga mërgata.

“Kryeministri nënvizoi se jetësimi i kësaj iniciative është çështje urgjente dhe se çdo ditë vonesë është kohë e humbur”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin e së shtunës.

Sipas Kurtit, miratimi i udhëzimit për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësorë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke plotësuar ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen.

Po ashtu, sipas tij, ardhja e profesionistëve të mërgatës do të mundësojë trajnimin dhe aftësimin e profesionistëve vendas për të ofruar këto shërbime në të ardhmen, raporton Koha.net.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.