Kronikë

EMRI/ Arrestohet 38-vjeçari në Lezhë, ishte dënuar nga gjykata e Torinos për trafikim narkotikësh

12:09 - 02.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elton Dodaj, 38-vjeç është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.




Policia bën me dije se ai është dënuar nga gjykata e Torinos në Itali për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale, parashikuar nga Kodit Penal italian.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Torino” Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 38-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e narkotikëve

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Torino” si rezultat i të cilit u kap në Lezhë dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:

-E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale, parashikuar nga Kodit Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.