Kronikë

Grabitja në Klos, policia: Gjashtë persona janë shoqëruar, vijon kontrolli në zonë

11:04 - 02.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Klosit ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e ndodhur në fshatin Dom në Klos, ku u grabitën 8.000 euro dhe 1 milion lekë rreth orës 2 të mëngjesit të kësaj të diele.




Përmes një njoftimi për mediat, burimet zyrtare bënë me dije se pas ngjarjes janë shoqëruar nga forcat e policisë 6 persona, teksa vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorëve.

Këta të fundit nuk janë identifikuar akoma, shtoi policia, duke shtuar se hetuesit po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022, në fshatin Dom, Klos, persona ende të paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll, e cila ndodhej në banesë së bashku me djalin e saj dhe me forcë  ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.

Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës  për kapjen e personave të  përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.