EKONOMI

Inflacioni, Sejko: Prioriteti i bankës qendrore është ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar

10:56 - 02.10.22 K.K
GSH APP Get it on Google Play

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në samitin vjetor të vendeve të rajonit të mbajtur në Becic të Malit të Zi, pjesëmarrës ishin guvernatorët e bankave qendrore të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës, Sllovenisë, Kosovës e Kroacisë.




Samiti i këtij viti me temë “Politika monetare në një mjedis inflacioni” trajtoi zhvillimet më të fundit në ekonomitë e rajonit dhe sfidën aktuale me të cilën ato po përballen si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet botërore. Kjo goditje nuk ka kursyer asnjë ekonomi, jo vetëm në nivel evropian por dhe në nivel botëror.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko nënvizoi se qëndrimi i politikës monetare të vendeve të rajonit ndikohet në një fare mënyre edhe nga qëndrimi që ndjekin bankat qendrore si Rezerva Federale Amerikane dhe Banka Qendrore Evropiane. Sejko shtoi se bankat qendrore mund të ankorojnë në mënyrë efektive pritjet e inflacionit duke komunikuar qartë vendimet e tyre, duke përdorur kuadër të besueshëm të politikës monetare dhe duke mbrojtur pavarësinë e tyre.

Guvernatori Sejko theksoi se prioriteti i bankës qëndrore është ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar. Kjo përkthehet në mbajtjen në kontroll të inflacionit në mënyrë të qëndrueshme dhe në kohë, duke kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur koston për aktivitetin ekonomik dhe për bilancet e sektorit bankar. Arritja e kësaj kërkon një veprim delikat balancues midis objektivave të ndryshëm në një periudhë pasigurie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.