EKONOMI

Meta: Shqipëria e fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj! Klima armiqësore dhe korruptive

11:45 - 02.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj, industrinë prodhuese dhe eksportet e mallarave dhe shërbimeve.




Meta shprehet se kompanitë e mëdha zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse klima për investitorët e huaj në vendin tonë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.

Ai shton se qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, pikërisht aty ku ajo është e përfshirë në interesat për pastrimin e parave të pista të grupeve kriminale.

Statusi i plotë i Ilir Metës

Të fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj.

Të fundit në rajon për industrinë prodhuese.

Të fundit në rajon për eksportet e mallrave dhe shërbimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Kompanitë e mëdha të huaja zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse në Shqipëri klima për investitorët e huaj seriozë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.

Qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, pikërisht aty ku ajo është e përfshirë në interesat për pastrimin e parave të pista të grupeve kriminale.

Sipas raportit të Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.

Është e qartë se të gjithë këto tregues që nxjerrin në pah zhvillimin e dobët ekonomik të vendit janë rezultat i një modeli të dështuar ekonomik të Qeverisë, dritëshkurtësisë së saj dhe përzgjedhjes së krimit si aleat dhe jo investitorëve të huaj seriozë në rrugën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.