Kronikë

Ngjarja në Klos, grabitësit hynë nga dritarja e pasme e vilës! Paratë i morën pasi torturuan me orë të tëra nënë e bir

11:22 - 02.10.22 K.K
GSH APP Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur pas mesnatës djeshme në fshatin Dom të Klosit.




Sipas News 24, 5 grabitësit e maskuar kanë hyrë në banesën në pronësi të Përparim Lleshit në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Ata kanë mundur të futen brenda përmes dritares së pasme së vilës 3 katëshe.

Mësohet se ata kanë lidhur si fillim djalin e vogël të shtëpisë dje i cili ka qenë vetëm në shtëpi me nënën e moshuar, 80-vjeçare.

Nënë e bir janë dhunuar dhe janë kërcënuar me tytën e automatikut në kokë nga grabitësit ndërkohë që pjesa tjetër kanë kërkuar nëpër dhoma para dhe sende të tjera me vlerë.

Ata kanë arritur të marrin 8 mijë euro dhe 1 milion lekë shqiptare. Aktualisht policia po vijon zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.