AKTUALITET

“Ata janë pengu më i madh i jetës sime”/ Me lot në sy, aktorja e “Portokallisë” flet për prindërit e saj: Nuk më kanë parë kurrë në skenë

09:04 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albana Perhati është një nga aktoret më të pëlqyera në skenën e “Portokallisë”, të cilën e shohim çdo të diel për plot 18 vite.




Ditën e djeshme, Perhati ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel, ku me lot në sy tregoi pengun më të madh të jetës, e cila e ka shoqëruar prej vitesh.

Për shkak të pamundësisë fizike i ati nuk e ka parë kurrë duke performuar. Gjatë gjithë karrierës së saj në stolin e publikut të “Portokallisë” i ati nuk ka qenë kurrë.

“Kam edhe një peng që se kam thënë kurrë. Fakti që prindërit e mi janë jashtë dhe pamundësia e prindërve të mi për të ardhur në Shqipëri. Dhe se kam pasur kurrë për gjithë këto vite të më shohë duke performuar. Është një nga pengjet e mia. Kurrë nuk ka qenë në sallë të më shikojë live është një pamundësi fizike”, tha Albana.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.