AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për lirimin e tij dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

09:58 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas kërkesës për lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë ka refuzuar të ndryshojë masën e sigurisë për 4 zyrtarë të arrestuar për inceneratorin e Fierit. Në këtë mënyrë anëtarët e gjykatës së lartë nuk kanë pranuar rekursin e Lefter Kokës, Arenc Myrtezanit, dhe Pëllumb Abeshit, të cilët do vijojnë të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimve.




Anëtarët e gjykatës së Lartë vendosën mospranim të rekursit edhe për Etleva Kondin, për të cilën do vijojë masa e arrestit shtëpiak. Kujtojmë se mëngjesit e 29 marsit të këtij viti me urdhër te SPAK u ekzekutuan 9 urdhra arresti për aferën e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.