AKTUALITET

“Jetoj në fshatin socialist, por jo hajdut”/ Pensionistni nga Memaliaj: Kush na e bëri Ramën peshqesh, ai fantazëm

11:37 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një pensionist në Memaliaj është prezantuar sot në takimin e kreut të PD-së Sali Berisha si socialist, por i zhgënjyer.




Ai tha se Memaliaj është në mjerim të plotë dhe se qytetarët rrojnë keq, bashkia është përtokë fare.

“Jam Agim Kaçi nga qyteti i Memaliajt, me banim në fshat socialist 24 karat. Po socialist, jo hajdut. Që na u bë peshqesh, s’kemi ç’i bëjmë na u bë dhe kush u bë peshqesh që na e pruri këtë fantazmë që mbase…ai gati me të vdekur është, Fatos Nano. Ishte mirë atje ku ishte, punonte jashtëzakonisht mirë andej nga kanalet. Jetojmë keq, s’ka ku vete më. Rinia kanë mbetur pako gjë, mbahen nga pensionistët. Vjen djali thotë o ba më jep 1000 lekë se do pi kafe, ku t’i gjejë babai. Vetë me ilaçe, gruaja me ilaçe, pensionin të ulët. Ku t’ia mbaj tani?! Mjerimi i tejskajshëm.

Zotëria jote të merret me Elisën e me Taulantin më turp nuk ka. Ka rënë Shqipëria në dorë të Elisës e Taulantit, urdho tashi dhe hapu dhe të shikojmë. Qytetarët e Memaliajt rrojnë keq, bashkia është përtokë fare. Ka mbledhur ca gra, mirë bëri se ato janë fukaresha, pa asnjë lloj pune. Ky gjynah, po i ra bingo.

Në qoftë se PD do të vijë në pushtet, vetëm ti e bie, asnjë tjetër. Je burrë i nderuar, je i mirë, bën për popullin, por Shqipëria është katandisur keq, ke punë të madhe për të hequr me këta, me këta kusarë. Ky ka vënë dhe një taksë tani, se është gjynah t’ia nxësh emrin në gojë. ‘Kush do vijë kryetar bashkie’, i thotë ‘caktoja pak sa lekë do më japë mua që ta çoj kandidat’. O kryetar i thashë atij Durim Rroshit, i vajta për djalin për punë, ‘unë s’kam larë lekët që i kam dhënë kryetarit tha, ku kam unë lekë’. U ka vënë taksë, më turp nuk ka më. Qyteti i Memaliajt është në mjerim të plotë. PD-në e bie ti në pushtet, asnjë tjetër”, tha pensionisti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.