AKTUALITET

“Këta janë bërë për Strasbourg, për krime”, banorët e Fierit në SPAK për padinë ndaj Subashit: Prej 6 muajsh nuk kemi përgjigjie

11:27 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa banorë të qytetit të Fierit janë paraqitur në SPAK ku sipas tyre prej muajit Maj kanë kallëzuar kryebashkiakun Armando Subashin dhe deputetin Baftjar Zeqo por ende nuk kanë marrë përgjigje. Banorët thonë se me veprimet e tyre zyrtarët i kanë tjetersuar pronen me qellime per të ndërtuar pallat. Më herët per këtë cështje 6 familjet kanë zhvilluar një proces gjyqësor në gjykaten e Fierit, apelit të Vlorës e deri ne gjykaten e Lartë.




Fillimisht gjykata e Shkalllës së Parë iu dha të drejtë banorëve, më pas ky vendim u rrëzua nga gjykata e Apelit të Vlorës. Ndërsa në 2022, gjykata e Lartë, ka pezulluar ekzekutimin e vendimit të Apelit ndërkohë që kishin kaluar 6 vite dhe dëmi ishte bërë.

“Vuajmë nga veprimtaria kriminale e mafies së Fierit. Këtë mafie e kam denoncuar edhe në SPAK. Ky i fundit kryebashkiaku Armando Subashi, vjedh pronën shtetërore për të ndërtuar pallat privat. Kjo është mafia që për 30 vite e ka shkatërruar qytetin e Fierit. Mos shihni ato pllakat e bukura në shesh. Këta janë për Strasbourg për krime kundër njerëzimit. Një shtet që nuk ka garanci juridike nuk ka asnjë lloj gjëje.

Në 2011-tën e kemi blerë tokën shtetërore dhe në 2018, Armando Subashi dhe deputeti Baftjar Zeqo e privatizuan për të ndërtuar pallat”– u shpreh njëri prej qytetarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.