AKTUALITET

SHBA dhe Shqipëria bashkojnë forcat, stërvitje e përbashkët ushtarake në Gjermani

10:23 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas luftës së Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në kërkim të një partneriteti më të fuqishëm më NATO-n.




Kjo evidentohet në shtimin e stërvitjeve midis vendeve aleate mes tyre edhe Shqipëria.

Ambasada e SHBA-së në Tirnaë njofton për stërvitjen e fundit në Gjermani në kuadër të stërvitjes vjetore Saber Junction 22.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë midis pjesëmarrësve të mbledhur në Gjermani për stërvitjen ushtarake vjetore Saber Junction 22.

Kjo stërvitje forcon aftësitë e partnerëve dhe ndërton ndërveprimin dhe bashkëpunimin midis aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.

Stërvitja gjithashtu i mundëson Shteteve të Bashkuara të vendosin në dispozicion pajisjet më moderne për të gjitha misionet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.