BOTA

Elon Musk blen Twitter dhe heq menjëherë nga puna 4 menaxherët e lartë! Pagoi shifrën marramendëse (SHUMA)

16:01 - 28.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa orë para afatit të vendosur nga gjykata, Elon Musk ka përfunduar procesin e blerjes së Twitter-it për 44 miliardë dollarë, dhe menjëherë ka vendosur të bëjë një “pastrim gjeneral” duke shkarkuar katër menaxherë të lartë, përfshirë CEO-n, Parag Agrawal.




“Viktimat” e tjera janë kryefinancieri, Ned Segal, shefja e Çështjeve Ligjore, Vijaya Gadde, dhe këshilltari i përgjithshëm, Sean Edgett.

Të paktën njëri prej tyre u shoqërua jashtë selisë së San Franciso-s, ku njeriu më i pasur në botë kishte zbritur tashmë dje me një lavaman të madh me një kuptim të fshehtë. Të enjten ai shpjegoi se donte të blinte Twitter i shtyrë nga “dashuria” dhe dëshira për të “ndihmuar njerëzimin”.

Elon Musk më pas postoi në Twitter “zogu është i lirë”, duke iu referuar Twitter, pasi mori kontrollin e platformës sociale.

“Blerja e Twitter-it është e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit ku, në një hapësirë digjitale, do të diskutohen një numër i konsiderueshëm idesh”, tha ai duke paralajmëruar rrezikun aktual që paraqesin mediet sociale.

“Në ndjekjen e pamëshirshme të klikimeve, një pjesë e madhe e mediave tradicionale kanë ushqyer dhe janë kujdesur që ato të jenë në shifra ekstreme të polarizuara, pasi ato besojnë se kjo sjell para, por duke e bërë këtë, mundësia për dialog humbet. Kjo është arsyeja pse bleva Twitter-in”, theksoi miliarderi.

“Unë gjithashtu besoj se reklamimi, kur bëhet siç duhet, mund t’ju kënaqë, argëtojë dhe informojë, mund t’ju tregojë një shërbim ose produkt ose trajtim mjekësor që nuk e keni ditur kurrë se ekzistonte, por është i duhuri për ju. Për të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me ne, ju falënderoj. Le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme së bashku”, tha Musk.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.