Speciale

Burgu Evin, simboli i brutalitetit dhe mizorisë 

18:38 - 03.11.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xheni Shehaj 




I njohur ndyshe si burgu famëkeq, burgu Evin u ndërtua më 1972 gjatë pushtetit të Mohammad Reza Pahlavit, në periferi të Teheranit. Territori i tij përfshin oborrin e ekzekutimit, sallën e gjyqit dhe blloqe të ndara për të burgosurit e zakonshëm dhe për gratë. Fillimisht ishte projektuar për të mbajtur 320 persona (20 në qeli të veçuara dhe 300 në dy blloqe të mëdha). Me kohën burgu u zgjerua dhe arriti të mbante më shumë se 1500 të burgosur (përfshirë 100 qeli të veçuara për të burgosurit politikë më të rëndësishëm). Nën regjimin e Republikës Islamike hapësira e burgut u zgjerua edhe më tej duke arritur të mbajë 15.000 të burgosur.
Gjatë Masakrës së të burgosurve politikë të vitit 1988 të kryer nga mullahët, burgu Evin luajti rol të rëndësishëm. Një pjesë e madhe e të burgosurve politikë, shumë prej të cilëve ishin anëtarë të organizatës muxhahedine pas torturave të papërshkrueshme, u vranë dhe u varrosën në varre masive.

Natyrshëm lind pyetja: “Po sot, në ditët tona çfarë po ndodh me burgun Evin? E mban ende emrin e tij famëkeq? Është ende i mbipopulluar? Kryen tortura e ekzekutime akoma apo lavdia e tij është zbehur?
Burgu Evin qëndron ende stoik, i palëkundur në mizorinë e tij, njësoj apo edhe më tepër seç ka qenë. Është i mbushur fund e krye me të burgosur, veçanërisht gjatë protestave që po ndodhin në Iran është tejmbushur. Policia arreston protestuesit dhe i dërgon në qelitë e Evin-it. Por ajo që ndodhi mbrëmjen e 15 tetorit e bën burgun në fjalë edhe më të njohur e të dëgjuar, për keq sigurisht. Një zjarr i rënë atë mbrëmje kur protestat vijonin pa u ndalur, shkaktoi dëme në njerëz duke lënë të plagosur 60 të burgosur. Sipas deshmitareve, rojet nisën të qëllonin me plumba të vërtetë të burgosurit e pambrojtur. 15 të plagosur rëndë u dërguan në klinikën e burgut, disa të tjerë janë dërguar në burgun Gohardasht dhe të tjerë akoma në destinacione të panjohura. Cili do të jetë fati i tyre?

Rojet sulmuan të burgosurit me plumba dhe gaz lotsjellës. Mendohet se numri i të vdekurve dhe të plagosurve të jetë më i madh nga ai që raportohet. Në momentin që zjarri përfshiu burgun qytetarët nxituan me makinat e tyre për të shkuar aty dhe për të ndihmuar. Mirëpo ndeshën në postblloqet e ngritura nga regjimi.
Mungesa e transparencës, ndalimi i qytetarëve, kaosi i krijuar nga protestat flasin qartë për një regjim të kalbur, i cili kërkon me çdo kusht të qëndrojë. Burgu Evin është një nga fytyrat e shëmtuar të regjimit, simbol i dhunës, brutalitetit, mizorisë. Është pasqyrimi i një periudhe të vjetëruar, të lodhur, periudhë nga e cila Irani duhet të dalë dhe po tenton të dalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.