Speciale

Risi në Berat/ Të rinjtë e Këshillit Rinor për herë të parë pjesë e diskutimit të buxhetit të bashkisë, kryebashkiaku u premton mbështetje

17:24 - 03.11.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nisma e diskutimit të projektbuxheteve lokale në bashki, në qytetin e Beratit, është shoqëruar me një risi të veçantë. Janë të rinjtë e këshillit Rinor të qytetit që janë përfshirë në diskutime të ethshme për mbështetjen e tyre, pas nismës së shoqërisë civile CIP dhe drejtuesit Gerti Shella, në kontakt me kryebashkiakun Ervin Demo që ka qenë i hapur për këto diskutime.




Strukturat rinore të shkollave të Beratit folën për problemet që hasin dhe kërkuan adresimin e tyre përmes instrumentit të buxhetit vendor.

“Nje model i sapo-krijuar ne Berat, te cilin shpresojme ta perhapim ne te gjitha bashkite e vendit.  Takimi i zhvilluar ne Berat nen kujdesin e plote te Kryetarit te Bashkise hap nje format te ri komunikimi me te rinj, brenda kornizes se te drejave qe atyre ju garantohen me ligj.

Jemi shume te kenaqur qe lehtesuam kete komunikim, ne bashkerendim me Qendren Multifunksionale Rinore te Beratit. Nje falenderim i vecante per drejtuesen e kesaj Qendre, znj. Fitore Sulejmani e cila me dedikimin e saj i ka dhene ze te rinjve”, shkruan Shella në pasqyrimin e këtij aktiviteti.

Ligji për “Rininë” ka shumë hapësira për përfshirjen e të rinjve në debate dhe diskutime për zhvillimin e infrastrukturës rinore, buxhetet për ta në zhvillimin e projekteve të ndryshme, por edhe për krijimin e këshillave rinore.

  


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.