Kryesore

Enver Hoxha, Rama, Kadare, Ndrenika e Islami në librin e Ben Blushit: Miqtë në Kavajë më nxisin që të bëhem mysliman, çështja ka kosto publike!

10:02 - 17.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit në panair me librin “41 sekrete” në stendën e botimeve “Pegi”. Në një intervistë me gazetaren e “News24”, Fatmira Nikolli, ai zbulon sekretet e Ismail Kadaresë, Robert Ndrenikës, Edmond Tupjes dhe disa histori me Andi Bushatin, Enver Hoxhën apo Edi Ramën.




Lufta në Ukrainë, largimi i Shqipërisë me Kosovën dhe politika në një kohë që demokracitë dobësohen, janë po ashtu pjesë e bisedës po ashtu, çështja e islamit në Shqipëri.

41 personazhet e tij vijnë përmes sekreteve të tyre

“Libri ka histori të 100 viteve më parë dhe ka edhe aktualitet. Në një farë mënyre janë 41 kapituj. Janë njerëz të ndryshëm. Nuk besoj se do më pyesësh si i perzgjodha. Ka që më duan e që s’me duan. Rëndësi ka që flasin për mua”, tha Blushi.

“Aktori Robert Ndrenika, nuk është vetëm mik i babai tim (Kiço Blushi), ai është aktor i njohur. Atë ditë më kishte thirrur për të më treguar një histori me tim atë. Atë ditë kisha një kasketë dhe ia dhashë për t’i bërë një foto”, tregon ai, ndërsa në libër Ndrenika zbulon një skenë filmi me një kaskete që dukej si kasketa e Enver Hoxhës gjë që u bë problem për Kiço Blushin e Robert Ndrenikën.

Fantazma e Enver Hoxhës rivjen sërish përmes një historie me Andi Bushatin

“Historia me Andi Bushatin është një lojë fëmijësh që bëhet një komplot meqë ai merr numrat e Byrosë Politike. Një komplot fëmijësh me sekret të lartë shtetëror” tregon Blushi.

Për Kadarenë Blushi thotë se e ka sjellë si një njeri normal, me biseda të thjeshta sepse jemi mësuar të dëgjojmë vetëm anën intelektuale. Me Edmond Tupjen ai bën një bisedë për origjinën hebre dhe lagjen e përbashkët në Elbasan si edhe një shtëpi të famshme në Tiranë.

Çështja e islamit te shqiptarët rivjen në librin e Blushit. “Është një çështje që sa herë e prek vjen me kosto publike- është çështje e komplikuar me pasoja publike. Unë sjell një bisedë me dy myslimanë në Kavajë, janë dy miq krejt të ndryshëm që më nxisin të bëhem mysliman. Është një bisedë sa filozofike aq edhe komike. Raporti im me fenë s’është i qartë, dua të kuptoj, bisedoj me ta, por jam ateist”, thotë Blushi.

Ai ndalet te raporti Shqipëri-Kosovë, për të cilin ka një parashikim i hershëm

“Te eseja ‘Hëna e Shqipërisë ‘, unë them se Kosova e Shqipëria po largohen. Sot është e qartë që ka ka një kompleks këtu” në vëren ai”.

I pyetur për luftën në Ukrainë dhe nëse mesazhet me kryeministrin Rama për të shkuar në Ukrainë te Zelensky, nënkuptojnë një rikthim në politikë, Ben Blushi thotë se nuk do të flasë për politikë. “Dua të flas për librat jo për politikë në panair”, shton jo pa shënuar se demokracitë janë dobësuar shumë kudo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.