Horoskopi

HOROSKOPI SOT: Në dashuri, mos humbni kohë. Në punë lodhja ndjehet, por angazhimi juaj do të shpërblehet!

07:07 - 17.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi




Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Në dashuri, mos humbni kohë duke ndjekur nga pas njerëz që as nuk ju meritojnë. Pyesni veten, mos vallë po investoheni kot dhe po humbni kohën? Në punë, nga ana tjetër, lodhja ndjehet, por angazhimi juaj do të shpërblehet.

 

 

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Largoni mendimet e këqija dhe mos hezitoni të bëni njohje të reja. Keni krijuar bindjen se nuk ia vlen, por diçka te cepi ju pret, mjaft të ktheni kokën… Në punë është krijuar një situatë agresive, duket sikur diçka ka ngecur.

 

 

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Një ditë me shqetësime për ndjenjat kjo e enjte, kujdes me gjërat që thoni, mos krijoni konflikte. Në punë, mos i përballoni gjërat duke marrë çdo gjë majë më majë, por kërkoni zgjidhje përmes ndërmjetësimit.

 

 

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Në dashuri, këtë të enjte mos i trazoni shumë ujërat. Nuk është momenti të shkaktoni çarje në lidhje. Nga ana tjetër, në punë duhet të jeni të vëmendshëm dhe të përcaktoni saktësisht si dhe të jeni të qartë plotësisht për kushtet e një marrëveshjeje.

 

 

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Historitë që lindin në fund të muajit janë të bukura! E parë kjo nga prizmi i kësaj të enjteje, ecni me parimin. Lajme interesante po vijnë në fushën profesionale.

 

 

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Horoskopi bën thirrje për maturi këtë të enjte, nëse ka pasur keqkuptime me partnerin/en, kërkoni rrugën e dialogut. Në punë janë krijuar disa situata ngecjeje…

 

 

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Yjet janë intriguese në fushën e ndjenjave për të lindurit e shenjës së Peshores. Lind pyetja për disa, sa jeni të sigurt që pas një miqësie nuk ka vërtet asgjë tjetër? Lodhja në punë ndihet, por edhe për ju, angazhimi që keni, do të shpërblehet.

 

 

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Kjo e enjte nis me një klimë të trazuar në dashuri. Ndërsa jeni ndezur nga dëshira për “kacafytje” me fjalë, këshilla është se nuk duhet të ushqeni diskutime dhe debate boshe.

 

 

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Këtë të enjte mund të keni një takim interesant, sharmi juaj dhe energjia pozitive që po rrezatoni nuk do të kalojnë pa u vënë re. Yje interesante edhe në punë, ka një frymë të re në horizont.

 

 

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Është një qiell që ju fton të sqaroni gjërat në lidhje, por kjo nuk do të thotë që të mbani këmbën në dy këpucë, ndaj hiqni dorë nga turravrapi qoftë dhe me mendje, sa te një, te një tjetër.

 

 

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Këtë të enjte mund të jeni pak nervozë, nëse ka diçka që nuk shkon me partnerin, filloni me të një bisedë konstruktive. Në punë keni shumë gjëra për të bërë dhe në mbrëmje do të ktheheni në shtëpi të lodhur.

 

 

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Dashuria është sërish protagoniste në jetën tuaj, por kini kujdes të mos lidheni me njerëz që janë të lidhur dhe ju thjesht do të jeni “shtesa”. Në punë keni nevojë për më shumë siguri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.