Kryesore

Berisha në Panairin e Librit, takohet me qytetarët dhe ndalet te stendat: Jam këtu për të denoncuar qëndrimin antilibër të Ramës

12:15 - 19.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vizituar këtë të shtunë Panairin e Librit, në ditën e tretë të tij.




Duke zgjedhur të shfrytëzojë fundjavën për vizituar Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, Berisha ka theksuar ndër të tjera se ka shkuar aty për të denoncuar qëndrimin antilibër të Kryeministrit Edi Rama.

Berisha e akuzon këtë të fundit për ndjekjen e “politikave antilibër”, të cilat ai i konsideron si “një politikë e mirëfilltë antishqiptare”, teksa nënkuptn se se shtypshkronjat dhe shtëpitë botuese do të favorizohen kur të vijë opozita në pushtet.

“Asgjë nuk lidhet më shumë me kontekstin e shqiptarëve se libri dhe gjuha. Edi Rama armik i egër i llibrit, i kulturës, i futi bulldozering Teatrit Kombëtar, mbuloi me ndërtime 120 objekte të trashëgimisë kulturore. Jam këtu për të denoncuar qëndrimin e tij antilibër.

Ato përpjekje për të krijuar bibliotekat në të gjitha shkollat e vendit, fondet për blerjen e librave të bibliotekave u ndaluan me një vendin antilibër të Edi Ramës.

Kur flasim për librin, smund të mos parashtrojmë të gjitha problematikat. Politika antilibër është një politikë e mirëfilltë antishqiptare, taksat e tij e bën librin të ndryrë.

Bibliotekat do të njohin mbështetje të fuqishme, sepse do të hiqet taksa e shtëpive botuese, e shtypshkronjave do të bëhet plotësisht e pranueshme. Do të ketë një politikë plotësisht tjetër”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.