

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën transballkanike në Vlorë, ku dy makina: një “Audi” dhe një “Mercedes Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.
Burimet e Gazetës Shqiptare bëjnë me dije se një prej automjeteve ka përfunduar në mes të rrethrrotullimit, gjë që vihet re qartë edhe në pamjet e siguruara.
Si rezultat i kësaj ngjarjeje mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Shfaq Komentet (0)