Kryesore

VIDEO/ Dy gola në limite, Holanda mund mes vuajtjesh Senegalin dhe e nis me tre pikë Botërorin

19:07 - 21.11.22 K.K
GSH APP Get it on Google Play

Holanda e ka nisur me një fitore të vuajtur Botërorin e “Katar 2022”, duke mundur me rezultatin 0-1 Senegalin.




Sfida nisi me raste që në fillim, me të dyja skuadrat që provuan, por pa mundur të shenjtëronin portën.

Atëhere kur sfida mendohej se do të mbyllej barazim, ishte Gakpo i cili ndëshkoi “Luanët” me një goditje me kokë në minutën e 84’.

Kështu Holanda shkon në tre pikë në grupin A, po aq sa Ekuadori, ndërsa Senegali me 0 pikë.

FT: SENEGAL-HOLANDË 0-2

Gakpo 84′, Klasen 90+9′

KOMENTI LIVE:

90+11′ Mbyllet sfida!

90+9′ GOOOL HOLANDA 2-0/ Depaji provon me një gjuajtje e cila ndalet nga Mendi dhe më pas Klasen i vetëm e çon topin në rrjetë.

86′ P. Gueje provon me një gjuajtje nga distanca, por Nopert arrin ta ndalojë.

84′ GOOOL HOLANDA 0-1/  Gakpo provon me një gjuajtje me kokë dhe shkon në rrjetë duke mposhtur Mendin.

81′ Sarr provon me një gjuajtje me kokë dhe bie në zonë, duke protestuar për një penallti, por gjyqatri akordon vetëm fundore.

78′ Zëvendësim i dyfishtë te Holanda. Largohen Begvajn dhe Beguis, në vendet eb tyre futen Klasen dhe Kupmainers.

74′ Zëvendësim i dyfishtë te Senegali. Largohen Kojate dhe Diata, në vendet eb tyre futen P. Gueje dhe Xhekson.

73′ G. Gueje provon me një gjuajtje brenda zonës, por Nopert e ndal sërish.

69′ Zëvendësim te Senegali. Largohet Dia dhe në vendin e tij futet Dieng.

65′ Dia provon me një gjuajtje të bukur brenda zonës, por tentativa e tij ndalet nga Nopert.

62′ Zëvendësim te Senegali. Largohet Dialo i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Jakobs.

62′ Zëvendësim te Holanda. Largohet Jansen dhe në vendin e tij futet Depaji.

57′ Diate provon me një gjuajtje brenda zone, por tentativa e tij shkon jashtë.

56′ De Ligt ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të gabuar.

53′ Van Dajk provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë pa gola!

40′ Berguis provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

36′ De Jong hedh një krosim në zonë, por Sise e devijon duke e çuar në goditje këndi.

29′ Diata provon me një gjuajtje me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë.

25′ Sarr lëviz bukur në zonë dhe provon me të djathtën, por Van Dajk arrin ta largojë siç duhet.

19′ De Jong lëviz bukur në zonë, por nuk arrin dot të godasë.

9’ Është radha e Sarr që të gjuajë nga një pozicion ballor nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë.

5’ Gakpo ia del të gjejë hapësirë në krahun e djathtë dhe pason për Bergvajn, por ky i fundit nuk ia del të gjuajë drejt portës.

1’ Menjëherë shfaqet rrezikshëm Senegali me një aksion nga e majta dhe Dia i cili sheh gjuajtjen e tij të devijohet mbi traversë.

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

aaaaaaaa

3233333

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.