Kronikë

VIDEO/ Aksidenti me katër të plagosur në Lezhë, kush janë të rinjtë që u lënduan te “Kryqëzimi i Rriles”? (EMRAT)

21:39 - 22.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku kanë mbetur të plagosur katër të rinj, të cilët pas ngjarjes u dërguan me urgjencë në spital për të marrë trajtimin mjekësor.




Mësohet se të plagosur kanë mbetur Marinela Gjergji 28-vjeç, Daniel Gjergji 24-vjeç, Fatjon Gjura 30-vjeç dhe Marjan Marku.

Katër të rinjtë janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërkohë që njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Tiranë.

 

 

Njoftimi:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ” Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M.

Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.