Kryesore

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat: Asnjë humbje jete, mbi 10 raste të reja në 24 orët e fundit

17:32 - 23.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 11 raste të reja me koronavirus nga 464 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë raporton se në të gjithë vendin, aktualisht janë 185 qytetarë aktivë me COVID-19.




Në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 4 pacientë. Fatmirësisht këtë të mërkurë nuk është raportuar asnjë humbje jete.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,400 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 464 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

9 në Tiranë, 2 në Fier.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,400 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 464

Testime totale 2,007,075
Raste pozitive 332,179
Raste të shëruara 328,400
Raste Aktive 185
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 154
Fier 10
Gjirokastër 8
Elbasan 4
Vlorë 1

Berat 2
Durrës 2
Lezhë. 2
Shkodër 2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.