BLUETOOTH

Halle Berry: “Pierce Brosnan, ti je Bondi im përgjithmonë” – kujton skenën me bikini

18:16 - 23.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Halle Berry hodhi një vështrim prapa në kohë dhe festoi 20 vjetorin e filmit të James Bond, ‘Die Another Day’, në të cilin ajo luajti së bashku me Pierce Brosnan, me një postim në Instagram.




Aktorja 56-vjeçare kishte luajtur në moshën 36-vjeçare vajzën e agjentit 007 dhe duke harruar atë kohë, ndau një nga momentet e saj me aktorin. E veshur me bikini portokalli, ajo doli nga deti, me yllin e saj që e shikonte me dylbi teksa dilte nga uji i kripur.

“Kanë kaluar 20 vjet. Pierce Brosnan, ti je përgjithmonë Bondi im”, ka shkruar ajo aktori hollivudian, i cili së fundmi ka mirëpritur nipin e tij të katërt.

Shihni postimin

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Halle Berry (@halleberry)

Aktorja me famë ndërkombëtare kishte folur në një intervistë të mëparshme për zhgënjimin e saj kur spinoffi i James Bond që do të kishte si heroinë qendrore “Jinx Johnson”, të cilin ajo e luante, u refuzua. Më konkretisht, producenti i filmit ka dashur të realizojë një film, i cili do t’i referohej historisë së “Jinx”, por në fund ideja origjinale “mbeti në akull”, pas 80 milionëve që ishin rënë dakord, për prodhimin, u tërhoqën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.