LAJMI I FUNDIT

KUJDES/ Mund të jeni duke jetuar me një vrasës të heshtur. Nëse keni një nga këto shenja nxitoni tek mjeku!

10:27 - 23.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Mbi një çerek milioni britanikë nuk e dinë se po jetojnë me një vrasës të heshtur, ka zbuluar një studim i ri. Ekspertët në Universitetin e Exeter thanë se të gjithë të rriturit e moshës 40-70 vjeç duhet të kontrollohen nëse janë të prekur nga diabeti i tipit 2.




Diabeti i tipit 2 është një gjendje e zakonshme që bën që niveli i sheqerit (glukozës) në gjak të rritet shumë, thotë NHS. Shpesh përmendet si një vrasës i heshtur, sepse në shumë raste, njerëzit nuk e dinë se e kanë sëmundjen – pasi mund të duhet shumë kohë që simptomat të shfaqen.

Gjendja, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në rrezik për goditje në tru, sëmundje të zemrës, verbëri, sëmundje të veshkave, thotë Diabetes UK. Mjekët thanë se ekzaminimi do të ndihmonte në uljen e rrezikut të një personi për komplikime të lidhura me sëmundjen.

Diabeti i tipit 2 ndonjëherë mund të mos zbulohet deri në 10 vjet, gjë që mund të çojë në komplikime serioze, paralajmërojnë ekspertët.

Ndërsa simptomat e diabetit të tipit 2 ndonjëherë mund të jenë të vështira për t’u dalluar në fazat e hershme, është e rëndësishme të njihni shenjat për t’u kujdesur, përfshirë etja e madhe, humbje peshe e pashpjegueshme, lodhje, plagë që duan kohë të shërohen dhe urinim të shpeshtë.

Nëse vëreni ndonjë gjë të pazakontë, flisni me mjekun tuaj të familjes./The Sun


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.