Kryesore

Ndotja e ajrit shumëfishon rrezikun e hipertensionit tek fëmijët/ Ja kush janë më të prekurit!

11:12 - 23.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër rrezik i shtohet listës së gjatë të efekteve të ndotjes së ajrit në shëndetin e fëmijës.




Sipas një hulumtimi të fundit të studiuesve të King’s College në Londër, ndotja e ajrit shumëfishon rrezikun e hipertensionit, me efekte më serioze tek fëmijët obezë dhe mbipeshë.

Hipertensioni është i lidhur me një rrezik të shtuar të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Zbulimet shqetësuese vijnë nga një rishikim i pesë studimeve të më shumë se 15.000 fëmijëve të moshës 10 deri në 19 vjeç nga Gjermania, Holanda dhe Danimarka.

Në këtë rast, interesi kërkimor u fokusua në ekspozimin e fëmijëve ndaj grimcave të PM2.5 që vijnë kryesisht nga shkarkimet e makinave, termocentralet etj. dhe grimcat PM10 , nga fërkimi i gomave në rrugë.

Fëmijët mbipeshë dhe obezë kishin gati dy herë më shumë rritje të presionit të gjakut krahasuar me fëmijët me peshë normale pas ekspozimit ndaj niveleve më të larta të ndotjes së ozonit dhe dioksidit të squfurit, të cilat vijnë nga shkarkimi i makinave dhe djegia e karburanteve fosile.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.