Kryesore

“Alabari i gamileve të shkretëtirës”- Porti i Durrësit, Balluku: Nuk ka asnjë arsye madhore pse po kontestohet ky projekt!

15:46 - 24.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Infrastrukturës ka zbuluar detaje në lidhje me mënyrën se si erdhi Muhamed Alabbar për të investuar në portin e Durrësit pas debateve të forta sot në lidhje me këtë kontratë.




Balluku tha se qeveria shqiptare kishte marrë një ofertë nga kompania në fjalë pas këta të fundit kishin parë disa mundësi të tjera investimi në Shqipëri.

“Ju e dini shumë mirë që këtu ka një garë të hapur. E kam thënë në komision dhe po e përsëris, pasi është mirë ta dëgjojnë qytetarët pasi ndonjëherë balta e hedhur nga ju edhe zë. Në Republikën e Shqipërisë ka një garë të hapur sa i përket investimeve strategjike.

Kushdo që do të bëjë një investim strategjik është i lutur. Këtë gjë ka bërë edhe investitori Muhamed Alaabar. Ka parë disa zona dhe më pas duke dëgjuar qeverinë shqiptare që fliste për spostimin e portit të Durrësit në një zonë të re, i lindi kjo ide dhe filloi procedurën e investitorit strategjik.

Askush nga ne sdo të ndalonte investitorë të tjerë strategjikë nëse do të donin të futeshin këtu”, tha Balluku duke ndaluar edhe te deklarata e Alibeajt se Alabbar kishte ardhur me gamile dhe verdhushka nga Lindja e Mesme.

“Ti referohesh një investitori të huaj e të thuash që është Alabari i gamileve të shkretëtirës. Ky është racizëm i pastër dhe nuk i takon askujt ta bëjë nga kjo foltore.

Ju mendoni se kur qytetarët ju dëgjojnë thonë: Po ka diçka këtu, pse e kundërshtojnë këtë? Në fakt qytetarët mendojnë se opozita kundërshton gjithçka, çdo plan zhvillimor apo ndryshime ligjore që bëjmë. Nuk ka asnjë arsye madhore se përse po kontestohet ky projekt”, shtoi Balluku në Kuvend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.