EKONOMI

Anulimi nga BE-ja i grantit të Fondit të Investimeve për portin e Durrësit, Balluku zbulon arsyen: E kërkova unë me shkrim!

15:03 - 24.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja Belinda Balluku duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, theksoi se Durrësi dhe Shqipëria nuk do të mbeten pa port.




Sipas saj, mazhoranca ka nisur një studim lidhur me Portin dhe ajo që rezultoi në vitin 2020 ishte që Portit i ka ardhur koha të largohet për 3 komponentë.

Balluku: Për shkak të mungesës së volumeve, për shkak të ndotjes që i bën qytetit të Durrësit dhe e treta, i gjithë problemi infrastrukturor që ky Port sjell brenda qytetit. Duke pasur parasysh këto komponentë kemi nisur një garë ndërkombëtare, e cila u hap më 8 qershor 2021. Morën pjesë shumë kompani por vetëm 5 e kaluan fazën e parë. pse u zgjodh Porto Romano? Sepse është një zonë industriale e destinuar për tu zhvilluar nga ana ekonomike.

Ministrja gjithashtu theksoi se Porti nuk do t’i përgjigjet vetëm logjistikave të Shqipërisë por edhe atyre të Kosovës.

Balluku: Porto Romano është një projekt që do t’i shërbejë Ballkanit Perëndimor. E kemi nisur shumë më parë dhe këtu flasin faktet dhe datat. Unë pranoj kritikat tuaja, por mos mohoni faktin që këtu do të ndërtohet një port modern. Mos iu referoni shifrave të Sali Berishës. I nxjerr nga koka. Do t’ua them unë se sa kuotohet ndërtimi i portit të ri. kushton 390 milionë euro dhe do të bëhet sepse nuk  ka më mundësi akomoduese porti i Durrësit dhe nuk mund të investojmë në zemër të qyteti. Duhet të shpërngulet në një zonë tjetër, aty ku do të kalojë hekurudha që do ta lidhë me Prishtinën dhe hekurudha që do ta lidhë me Korridorin e tetë, Prishtinën.

Kredinë e BE-së kam kërkuar unë me shkresë anulimin e saj në 2019. E kam kërkuar unë anulimin e saj. 28 mln euro kërkoheshin të merreshin kredi për të rritur kapacitetet e “General Cargos”, pra për të futur më shumë qymyr dhe grurë në Portin e Durrësit.  U ulëm me BE-në në tryeze dhe e diskutuam. Ne nuk mund të marrim kredi sepse kanë ndryshuar gjërat. Ka strategji të reja për Shqipërinë dhe Durrësin.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.