AKTUALITET

“Ato po vjedhin edhe jetimët e gjorë”/ Ilir Meta flet nga Korça: Arsimi në krizë, paga e një mësuesi në Malin e Zi është 9900 euro, këtu…

18:49 - 24.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë ka qenë i pranishëm në qytetin e Korçës ku ka folur për situatën e arsimit në vend dhe krizën e mbylljes së degëve në Universitete. Meta ka përmendur faktin se rrogat e pedagogëve dhe mësuesve janë shumë të ulëta.




Në një krahasim me Malin e Zi, Meta theksoi faktin se, një mësues në Shqipëri merr 4200 euro ndërsa ai në vendin fqinj merr 9900 euro.

Sipas Metës, kërkesat e pedagogëve dhe studentëve për rritje pagash dhe mbështetje financiare është minimale për t’u plotësuar nga ana e qeverisë.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës

Ata nuk rrinë dot pa vjedhur edhe racionin e jetimëve të gjorë. Jemi në Korçë për të shprehur bindjen tonë se janë të rinjtë dhe të rejat e Korçës, edhe pse janë rralluar ata që do ta bëjnë ndryshimin, si Irisa, Kerisit, Olsa, Elsa, një pjesë prej të cilëve unë i njoh prej kohësh. Këta kanë nevojë edhe për mbështetjen e prindërve të tyre, në mënyrë që Universiteti i Korçës, të mos mbyllet nga largimi i të rinjve dhe të rejave, ashtu siç janë mbyllur shumë të tjera. Çdo vatër koçare dhe shqiptare të jetë gjithnjë dhe më pak e ngrohtë sepse ndjehet e zbrazur nga të rinjtë dhe të rejat. Sot vendoset edhe për buxhetin që është për fat të keq kundër arsimit. Ai është buxheti i oligarkëve dhe jo i fëmijve dhe studentëve. Arsimi nuk ka qenë një prioritet i qeverisë, ju këtë e shikoni vetë në jetën e përditshme. Çfarë kërkojnë pedagogët prej muajsh, ta kenë rrogën sa ata të Kosovës, kjo nuk është normale, spese këtu tërë vëmendja nuk është të mbështesi arsimin dhe shëndetësinë, as për të mbështetur familjet e reja, që ta ndërtojnë të ardhmen këtu. Këta kanë vëmendje vetëm për të vjedhur. Flasim për mësuesit, pasi ata janë ata që kanë shpëtuar kombin, me dashurinë me pasionin e tyre, ata janë më të dashurit për çdo familje pasi mësojnë fëmijët tanë, por është një e vërtetë e padiskutuese. 4200 euro është paga e një mësuesi në Shqipëri, 9900 euro në Malin e Zi. Kjo është e vërtetë që nuk e luan as topi. Sepse në 10 vite prioriteti nuk ishte as mbështejta e arsimit, as për të rinjtë dhe të rejat, por ishte për PPP.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.