LAJMI I FUNDIT

Futbollisti i Kukësit operohet me sukses, mësohet data e kthimit në fushë

23:45 - 24.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Portieri i Kukësit, Angelos Tafas ka kaluar me sukses operacionin në menisk dhe ka nisur fazën e rikuperimit për t’u bashkuar në janar me skuadrën. Pak ditë më parë, portieri u dëmtua në stërvitjen e verilindorëve dhe nuk do jetë gati për trajnerin Enkeleid Dobi të paktën deri në janar. Me operacionin që ka kaluar me sukses, mbrojtësi fundor do jetë gati vetëm vitin që vjen. Kujtojmë se Superliga shqiptare rikthehet në fushë në 11-12 dhjetor me javën e 13.




“Portieri Angelo Tafas i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në menisk, pas dëmtimit që ka pësuar pak ditë më parë në stërvitje. Gardiani i portës sonë e ka kaluar me sukses këtë sfidë dhe në janar pritet t’i bashkohet skuadrës”, shkruan Kukësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.