Kryesore

“Keni dashur kusarinë më shumë se Shqipërinë!”- Porti i Durrësit, Spiropali i përgjigjet Berishës: Alabbar ka para të pastra nga puna e ndershme!

20:42 - 24.11.22 K.K
GSH APP Get it on Google Play

Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të PD Sali Berisha i cili tha se edhe PD kur ka qenë në pushtet kishte një propozim për dorëzimin e Portit të Durrësit.




Ndër të tjera Spiropali tha se investitori “ka para të pastra nga puna e ndershme” dhe se “është një nder për Shqipërinë dhe do i japë Durrësit shkëlqimin ekonomik”.

“Nuk do përmend rastet ku ata që kanë dashur të vijnë të investojë në Shqipëri janë përballur me pyetjen kush e merr 20 përqindëshin. Jo se nuk keni dashur por keni dashur kusarinë më shumë se Shqipërinë ndaj se keni bërë portin në 2006, ndaj ia keni mohuar Shqipërisë portet dhe aeroportet.

Kusari edhe tradhtia bëhen një këtu. Përsëri bëni pyetjet tërësisht banale jo çfarë do bëjnë por kush do vjedhë. Në mendjen tuaj qarkullon kush janë fatlumët që vjedhin se ashtu i bënit punët ju.

Alabbar është investitori nuk keni lënë teori pa shpikur sot. Nuk ka hiqni një fletë e del vajza apo djali. Ka para të pastra nga puna e ndershme. Është një nder për Shqipërinë. Do i japë Durrësit shkëlqimin ekonomik. Porti tregtar do bëjë punën siç e meriton Durrësi.

C’protestë do bëjë me 6 dhjetor? Do jetë e ngjashme me atë të koncertit 36. Këtej do diskutohet e ardhmja europiane e Shqipërisë nga ana tjetër do kërcasin dajret e… Kjo është protesta jua? Si mund ti shkoni pas një marrëzie të tillë që shihet sikur është shkruar nga ata që Shqipërisë i janë me bukë në trastë. Do e shihni që deri në 2030 Shqipëria do realizojë premtime e kryeministrit dhe qeverisë.

Bëheni mirë të ndaheni nga ai që nuk ka as rrugë as krye. Kaq është kjo punë. Jam krenare të votoj sot për këtë projekt”, tha Spiropali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.