AKTUALITET

Makina përfundon jashtë rruge në Devoll, shoferi dërgohet në spital

20:02 - 24.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident me makinë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Poloskë në Devoll.




Sipas njoftimit policor mësohet se shtetasi me inicialet M.GJ ka humbur kontrollin teksa drejtonte automjetin e tij duke përfunduar jashtë rruge. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 24.11.2022, rreth orës 18:30, në rrugën lokale Bilisht-Miras, pranë fshatit Poloskë, shtetasi M. Gj., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi M. Gj., i cili u dërgua në Spitalin e Bilishtit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.