AKTUALITET

Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, Rama i del në krah Kurtit: Nuk bën sens ta sulmosh se u soll si kryeministër

22:31 - 24.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve ndaj kreut te qeverisë së Kosovës Albin Kurti në lidhje me marrëveshjen e arritur me Serbinë për çështjen e targave.




Rama shkruan se kjo marrëveshje mbylli shtegun e zhvillimeve të paparashikueshme ndërsa thekson se të sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si të kërkosh hesap pse nuk mendon njësoj si kur ishte në burg.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, shkruan Rama.

Albin Kurti është kritikuar për marrëveshjen me Serbinë pasi kritikët thonë se ajo favorizon Serbinë. Mbrëmjen e sotme ai ra edhe pre e një sulmi, ku një person qëlloi në drejtim të tij në mënyrë simbolike me qershia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.