AKTUALITET

“Nuk u bënë reforma esenciale”, largimi i shqiptarëve me gomone, ish-ministri Lleshaj: Ikin për arsyen e klimës, keqqeverisja ka bërë që…

21:14 - 24.11.22 E.D
GSH APP Get it on Google Play

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “FrontLine” në News24, u pyet për arsyet se përse shqiptarët po largohen nga Shqipëria.




Ai u shpreh se ka shumë arsye, por sipas tij ka dhe nga ata që ikin pa e ditur se pse. Më tej ai tha se shqiptarët po largohen sepse në vendin tonë është “prishur klima”, duke shtuar se keqqeverisja ka bërë që të akumulohet një klimë e vështirë dhe se nuk janë bërë reforma esenciale pas 90′.

“Shqiptarët ikin për shumë arsye. S’mund te këtë vetëm një përgjigje të vetme. Ikin për arsye sociale, arsye ekonomike, ikin dhe pa e ditur përse ikin. Ikin për arsye të klimës, sepse fatkeqësia numër 1 e këtij vendi nuk është mungesa e resurseve po është klima e papërshtatshme Është prishur Klima. Këta ikin nga keqqeverisja e socialisteve, demokratëve dhe të tjerëve. Po ikin pasi është akumuluar një klimë e tillë e vështirë, e cila bëhet më e vështirë artificialisht për shkak të konfliktit të madh politik, i cili konsumon shume energji dhe prish shijen për të jetuar. Situata ekonomike patjetër… fatkeqësia e këtij vendi është që 90’ nuk pati ndrysim, edhe pas ndryshimit të regjimit Shqipëria nuk bëri asnjë reformë esenciale, nuk u bënë reforma e tokës, u zaptua. Nuk ishte reforma e tokës që të ndahej si duhej por reforma e legalizimit, është një absurd i madh, ndërtuan kot më kot dhe jetën dhe energjinë e kthyen në beton në vendin e gabuar, që nuk arritëm të ndërtojmë një istëm shëndetësor dhe arsimor. Janë rezultate të një politike të munguar reforme”, u shpreh ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.