Kryesore

Porti i Durrësit, Fuga: Nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë! Në lojë janë raporte gjeopolitike globale

18:17 - 24.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akademiku Artan Fuga, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 , ka folur mes të tjerash edhe mbi Portin e Durrësi, çështjes që po diskutohet edhe sot në seancën parlamentare.




Fuga u shpreh se sa i përket asaj që pritet të ndodhë në Port, nuk ka të bëjë vetëm me Durrësin apo Shqipërinë, sipas tij në lojë janë interesa gjeopolike globale.

“Problemi fillestar është eficenca ekonomike. Investimi bëhet i domosdoshëm sepse sot për sot ka kërkesa në navigacion, transportin ujor, në mallra e lëndë të para apo udhëtarë që porti i vjetër nuk i plotëson dhe shoqëria shqiptare mund të humbë. Në opinionin publik nuk qarkullon kjo ide.

Investimet a i mban dot mbi supe ekonomia ia shqiptare? Të gjithë duam rrugë porte aeroporte por cili është prioriteti? nuk i zgjidh dot një debat dhe një seancë në Parlament. I zgjidh vendosja në strategjinë qeveritare kur kërkohet vota e popullit. Investime të jashtëzakonshme. Kemi edhe ndërhyrje madhore në mjedis e natyrë, ndryshim të zhvillimit strategjik të të gjithë zonë, që veç Durrësit mund të kapë Tiranën e Kavajën.

Mund të ndryshohet rrjedha natyrore që vijon prej miliona vitesh. Hyn në një program qeverisës është një gjë madhore.

Sa forca pune do lidhen aty? Dikush thotë këto të hidhen në bujqësi apo për të zhvilluar turizmin rural, të zhvillohet një flotë anijesh apo të tjera. Janë ato që quhen kosto oportune, dmth mund ti hedhësh diku tjetër të fitosh më shumë.

Projekte gjigande që kalojnë arsyetimin e qytetarit.

E treta, kemi një ndërhyrje shumë të madhe në mjedisin natyror. Ambientalistë e inxhinierë nuk shoh të paraqesin raporte të hollësishme.

Një studim mund të ndryshonte fatet kombëtare në shumë drejtime.

Kantieri që nuk ka të bëjë vetëm më Durrësin dhe as vetëm me Shqipërinë, ndoshta ka të bëjë me terminalet energjitike në rang global, qarkullimit të lëndëve dhe madje edhe me raporte gjeopolitike të politikës globale që mund të jenë në lojë.

Fjalimi i kryeministrit me terma që e injorojnë opozitën dhe e fyejnë apo opozita që bën akuza që ne si qytetarë nuk jemi në gjendje të dimë gjë për të, çështja është shumë më e madhe se një debat i ashpër në parlament, kur ka një debat të tillë nuk më mbush mendjen që po diskutohet seriozisht”, tha Fuga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.