EKONOMI

“Porti, projekt i rëndësishëm për turizmin shqiptar!”- Klosi e ‘hap barkun’: Durrësi nuk është një betejë e re elektorale

19:50 - 24.11.22 K.K
GSH APP Get it on Google Play

Deputeti socialist Blendi Klosi ka vënë në dukje rëndësinë e projektit të portit të Durërs në foltoren e Kuvendit.




Ai tha se do ishte mirë që projekti të diskutohej nga ekspertët e opozitës dhe në fund të bënin koment.

Ish-ministri vuri gjithahtu në dukje se premtimet e socialistëve janë mbajtur, sidomos në lidhje me turizmin.

“Sa mirë do ishte që ky projekt të diskutohej nga ekspertët tuaj dhe në fund fare të vinit këtu me komente. Ne themi ato që bëjmë dhe bëjmë ato që themi. Durrësi nuk është një betejë e re elektorale. Jemi përballur disa herë në Durrës. Porti i Durrësit është aseti më i madh turistik i Shqipërisë. Është aseti më i madh i atij qyteti. Sot do sjellim më të mirën, më e mira është turizmi. Shqipëria duhet të krijojë ekonominë e detit, ekonominë blu. Në kohën tuaj deti ishte armik, nga deti vinte armiku. Deti nuk ekzistonte për ju si asset ekonomik”, tha Klosi.

Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë se të gjithë duhet të lutën që ky project të bëhet, teksa vuri në dukje edhe njëherë rëndësinë që ka për turizmin shqiptar.

“Ne bektashinjtë duhet të shkojmë në malin e Tomorrit, të krishterët në Kishën e Laçit dhe ordodoksët dhe muslimanët në vendet e tyre të shenjta dhe t’i lutemi Perëndisë që ky projekt të bëhet”, tha Klosi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.