AKTUALITET

“Si po plaçkitet Porti i Durrësit”/ Sali Berisha para Kuvendit: Njësoj si në rastin e djegësve bëhet një procedurë e super përshpejtuar

19:40 - 24.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye këtë mbrëmje në Kuvend për të diskutuar në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.




Berisha e deklaroi këtë projekt me aferën e Inceneratorëve ku theksoi se Rama ka përdorur procedurë të përshpejtuar ashtu si hajduti kur tenton të humbë gjurmët.

“Sërish kthehem tek projekti i plaçkitjes më të madhe të këtij vendi, Plaçkitjes së pronës më të çmuar që është Porti i Durrësit. Këtu është një model absolutisht copy paste i krijimit të ndërmarrjes së dytë më të madhe të Edi Ramës si ajo e djegsave.

Djegësit me portin Marina Bay janë diametralisht të kundërta por në praktikë janë si një pikë ujë e ndarë në dysh.

Njësoj si në rastin e djegësve bëhet një procedurë e super përshpejtuar. Agaçi i djegësave mblodhi 17 akte me procedurë të përshpejtuar. Edhe këtu të gjitha janë më procedurë të rrufeshme të përshpejtuar sepse hajduti mendon se me shpejtësi mund të humbë gjurmët e tij”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.