AKTUALITET

Statistikat/ Xherdan Shaqiri, shqiptari që ka dhënë gjithçka për Zvicrën

18:16 - 24.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zvicra e ka hapur ndeshjen e parë në  Katar 2022 me një fitore të rëndësishme ndaj Kamerunit me rezultat 1-0. Brel Embolo ishte ai që shënoi, ndërsa asistimi u dhurua nga yll shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Por nuk është risi që Shaqiri të jetë vendimtar te Zvicra, pasi ai ka qenë gjithmonë në këtë nivel.




50 për qind të golave të Zvicrës kanë kaluar nga këmbët e tij. Në Kampionatet Botërorore dhe Evropiane, kur dhe Xherdan Shaqiri ka qenë prezent, Zvicra ka shënuar 24 gola. Shaqiri ka kontribuuar me tetë gola dhe katër asistime.

Një lojtar kyç në sukseset e helvetikëve, pasi së bashku me Granit Xhakën janë lojtarët kryesorë ndër vite.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.