Kronikë

VIDEO/ Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, dalin pamjet e megaoperacionit! 15 persona të arrestuar, katër prej tyre në Tiranë

20:33 - 24.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një megaoperacion i zhvilluar ditën e sotme ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze bëri të mundur kapjen e një sasie të madhe droge të fshehur në një sasi prej 400 kliogram pleh kimik në Tivar, ndërkohë që u zbulua dhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit.




Gazeta Shqiptare ka siguruar videon e megaoperacionit të zhvilluar në Frakull të Fierit ku ndodhej laboratori i drogës.

 

 

Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës.

Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë. Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar prej disa kohësh.

Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

Burime bëjnë me dije se sasia e drogës ka mbërritur në portin e Tivarit, prej ku është transportuar në Fier. Prej së paku 3 muajsh personat e përfshirë janë mbajtur nën përgjim, ndërsa sot është ndërhyrë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.