Kryesore

Amendamenti i Braçes për mëshqerrat e mbarsura përçan PS/ Ja deputetët që bashkuan votën me opozitën!

09:00 - 25.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka propozuar një amendament ditën e djeshme në seancën plenare, por që nuk ka gjetur mbështetjen e kolegëve të tij.




Braçe propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme:

Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje:
40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura.

Megjithëse amendamenti i tij ka gjetur mbështetje dhe tek opozita, kanë qenë vetë kolegët e grupit socialist që e kanë rrëzuar.

Whatsapp Image 2022 11 25 At 07.55.12 (1)

Pro amendamentit kanë votuar vetëm deputetët e PS-së Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi, si dhe deputetët e opozitës. Por nuk ka qenë në një mendim grupi i PS, që nuk ka pyetur nëse kërkesa vinte nga deputeti i maxhorancës, duke e votuar në shumicë kundër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.