AKTUALITET

Denoncimi i qytetarit nga Vlora: Më mashtruan duke më marrë 300 Euro për punë në Gjermani dhe më lanë rrugëve

23:15 - 25.11.22 E.D
GSH APP Get it on Google Play

Plarent Berxha ka dërguar një video mesazh në redaksinë e “Stop”, me anë të të cilit denoncon shtetasin Mondi Aliaj nga Vlora. Ky i fundit në Shtator të këtij viti i ka marrë 300 Euro, duke i premtuar një vend pune në Gjermani në një stallë kuajsh.




Plarenti shkoi në Gjermani, por puna nuk ekzistonte dhe Mondi u zhduk. Plarenti thotë se mbeti rrugëve pa punë e pa para. Plarent Berxha: Ky person, për të cilin bëhet llaf, quhet Mondi Aliaj nga Vlora. Ky person më premtoi një punë në Gjermani në stallë kuajsh dhe unë me të rashë dakord kundrejt një pagese 300 Euro, që ia dhashë në dorë dhe u nisa për në Gjermani. Kur shkova në Gjermani, Mond Aliaj më çoi numrin e një personi Qazim Aliaj, i cili ishte nga Kosova dhe më priti atje. Rrugës duke shkuar në shtëpi, Qazimi më tha që ti je ai djali për saldim? Unë i thashë, që jam për punë në stallë kuajsh, jo saldim. Fola me Mondin dhe ai më tha, që prit 2-3 ditë aty dhe do të çoj te stalla e kuajve. Prita 1 javë, 2 javë kaluan 21 ditë, e telefonoja vazhdimisht. Mondi mua më gënjente. Ngela rrugëve pa lekë pa gjë.

Mond Aliaj në një telefonatë me gazetaren e “Stop” e mohoi gjithë këtë situatë dhe u shpreh i gatshëm të ballafaqohej.

Mond Aliaj: Hë? Mirë! Si je?

Gazetarja: Unë jam Domenika, gazetare e emisionit “Stop” në Tv Klan. Të marrim në lidhje me zotin Plarent Berxha.

Mond Aliaj: Kush?

Gazetarja: Zotin Plarent Berxha që e keni çuar në Gjermani?

Mond Aliaj: S’kam çuar njeri në Gjermani. Kush është ky?

Gazetarja: Po e njihni ju zotin Plarent Berxha, e keni çuar në Gjermani keni marrë dhe 300 Euro.

Mond Aliaj: Jo më vjen shumë keq!

Gazetarja: Mund të bëjmë një përballje me zotin Plarent nëse nuk e njihni?

Mond Aliaj: Patjetër! Kur të doni, pa problem fare!

Por pas mbylljes së telefonit, mori menjëherë denoncuesin, duke i kërkuar llogari, se pse kishte ngritur problemin te gazetarja.

Mond Aliaj: Më ka marrë një gazetare në telefon.

Denoncuesi: Po!

Mond Aliaj: Një Plarent e ke çuar në Gjermani, ku di unë, ça më thoshte!

Denoncuesi: Të mori gazetarja në telefon?

Mond Aliaj: Eee…

Denoncuesi: Po! Gazetaren e kam lajmëruar unë për arsyen e lekëve, që s’po m’i ktheni. Unë vajta dy muaj pas teje, po bredh, hë do m’i dërgosh sot, hë do m’i dërgosh nesër. S’po më jep lekët vëlla! Unë jam hallexhi. Pak, që më le rrugëve në mes të Gjermanisë. Nga 300 Euro më the do të jap gjysmën, edhe gjysmën s’po ma jep.

Mond Aliaj: Ore nuk duhet ta kishe bërë këtë!/ Klan


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.