Kryesore

“Edhe unë me gruan time…”/ Enrique u jep leje lojtarëve: Mund të kryeni s*ks para ndeshjes, por jo orgji!

12:12 - 25.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, deklaroi është i lumtur që futbollistët e tij bëjnë seks përpara një ndeshjeje në Kupën e Botës FIFA 2022 për sa kohë që ata s’bëjnë orgji.




“Është diçka shumë normale. Nuk i jap rëndësi për sa kohë që lojtarët e mi nuk e kthejnë në orgji. Secili me gruan dhe të dashurën ose me kë të dojë. Është brenda normalitetit. Unë jam dakord që lojtarët të jetojnë jetën e tyre sa më normalisht të jetë e mundur”, tha Enrique gjatë një komunikimi me fansat në Twitch.

“Unë e konsideroj seksin të rëndësishëm dhe si lojtar, sa herë që kam mundur, me gruan time, kam bërë atë që duhet të bëjmë”, shtoi trajneri 52-vjeçar.

Luis Enrique, i cili luajti tre Kupa Bote për Spanjën. Spanja debutoi në Kupën e Botës në Katar me një fitore 7-0 ndaj Kosta Rikës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.